Tayna dhuron shumën e koncertit në Zvicër për Fondin e Sigurisë së Kosovës

Bota e Yjeve

Tayna dhuron shumën e koncertit në Zvicër për Fondin e Sigurisë së Kosovës

Më: 2 mars 2022 Në ora: 06:33
Tayna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Kësaj ftese tashmë i janë bashkuar shumë ndërmarrës dhe artistë të njohur në vend, të cilët kanë filluar të jepen donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore.

Në mesin e tyre edhe reperja e njohur, Tayna ka treguar se shumën nga koncerti i radhës do ta dhurojë për të Fondin e Sigurisë së Kosovës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

Kështu ka bërë të ditur vet ajo në një postim në Instagram, duke bërë të ditur se me pesë mars do të mbajë një koncert në diasporë, dhe parat e grumbulluara do t’i dhuroi për të forcuar sigurinë shtetërore.

Image
Tayna

Ushtria e Kosovës edhe unë e duam shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars i bie me ditën kur filloi me ardh era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj të këndoj bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tone. Ushtria ime”, ka shkruar Tayna në postim.

Image
Tayna
Image
Tayna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat