Publikohet për herë të parë një foto e rrallë e Princeshës Diana

Bota e Yjeve

Publikohet për herë të parë një foto e rrallë e Princeshës Diana

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:51
Princesha Diana

Një foto e Princeshës Diana do të shfaqet në Pallatin Kensington më 4 mars si pjesë e një ekspozite të re që eksploron marrëdhëniet e vazhdueshme të familjes mbretërore me kamerën.

Imazhi bardh e zi e tregon atë duke parë larg dhe duke u shfaqur e qetë, e bukur dhe stoike, ndërsa foto është bërë nga fotografi i njohur David Bailey në vitin 1988 dhe i porositur nga Galeria Kombëtare e Portreteve.

Edhe pse u morën fotografi të ndryshme, ky portret i veçantë u ruajt nga Davidi për rekordin e tij personal dhe për këtë arsye nuk është shfaqur kurrë për publikun. Në fakt, fotografin e ka zgjedhur vetë Diana, ndërsa portreti është një nga fotografitë mbretërore më emblematike të realizuara ndonjëherë.

Përveç fotografisë së Dianës, do të shfaqen edhe imazhet e bëra nga vetë anëtarët e familjes mbretërore. Midis tyre do të jetë vepra e Lord Snoëdon, një ish-banor i Pallatit Kensington. Ai ishte një nga fotografët më të famshëm të Britanisë, duke kapur disa nga imazhet më zbuluese dhe “moderne” të monarkisë së shekullit të 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat