Anxhela Peristeri lanson videoklipin e këngës “Jemi larg”

Bota e Yjeve

Anxhela Peristeri lanson videoklipin e këngës “Jemi larg”

Më: 8 mars 2022 Në ora: 07:35
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri ka publikuar klipin e këngës së radhës nga albumi i ri “N’Tiranë”.

“Jemi larg” titullohet kënga e fundit e këtij albumi, e realizuar me një video të veçantë e me paraqitje atraktive të artistes.

Teksti është shkruar nga Aida Baraku, kurse për muzikën është përkujdesur Armend Rexhepagiqi.

Për orkestrimin e këtij projekti ndërkohë u përkujdes Fatjon Miftari.

Image
Anxhela Peristeri

“Jemi larg është kënga e fundit e albumit tim e kompozuar nga Armend Rexhepagiqi me tekst të Aida Barakut dhe e orkestruar nga Fatjon Miftari. Uroj të ju pëlqej aq shumë sa mua”, tha Peristeri në njoftimin e projektit.

Image
Anxhela Peristeri

Secila prej këtyre këngëve të albumit u mirëprit dhe mori komente mjaft pozitive, marrë parasysh zërin e këngëtares.

Image
Anxhela Peristeri

Përveç “Jemi Larg”, të tjera këngë që përfshihen në album janë: “N’Tiranë”, “Lajkat”, “Me ty do të dehem” dhe Lozonjare”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat