Ju prezantojmë Endritin ku nga Roma sjell projektin “Esia”

Bota e Yjeve

Ju prezantojmë Endritin ku nga Roma sjell projektin “Esia”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:05
Endrit Avdijaj

Quhet Endrit Avdijaj e natyrisht në muzikë ka zgjedhur të prezantohet me emrin e tij Endriti.

Artisti i ri por mjaft unik në stilin e tij sapo ka sjellë projektin më të ri muzikor që mban titullin "ESIA" ku është kënga e tij e katërt ku më herët ishte prezantuar me këngët " Inati", "Taman" dhe " EM".

Ne mësojmë se ai ka vite që merret me artin e muzikës por më profesionalisht ka një vit. Endriti jeton në Itali në Romë pasi po përfundon Akademinë Kombëtare të Baletit e origjina e tij është Malisheva e Kosovës.

Image
Endrit Avdijaj

Kënga " Esia" ka nisur të pritet mjaft mirë e ai ka bashkëpunuar me 10FF Records një produksion italian.

Arti është pasioni i tij më i madh e një ditë ai ëndërron të kthehet në vendin e tij e të punoj në tregun e muzikës shqiptare, ndërsa falë pasionit të tij ai punon me të gjitha forcat që të jetë një gur i rëndësishëm në artin shqiptar.

Megjithëse jeton jashtë ai i ndjek dhe inspirohet nga disa artistë shqiptarë, ndërsa i hapur për bashkëpunime me këngëtarë të tjerë për të ecur para e prezantuar artin e tij unik e pa u dorëzuar kurrë.

Ne ju ftojmë më poshtë të klikoni e dëgjoni këngën e tij më të re.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat