Beatrix Ramosaj kthehet nga pushimet, drekon me personin e afërt të Donaldit

Bota e Yjeve

Beatrix Ramosaj kthehet nga pushimet, drekon me personin e afërt të Donaldit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:32
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj është takuar së fundmi me Monika Lubonjën. Ka qenë këngëtarja që ka ndarë një foto me aktoren dhe nënën e saj, Antigonën duke drekuar.

“U ribashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”, ka shkruar Beatrix krahas fotos.

Monika dhe Beatrix kanë patur një lidhje të ngushtë kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Pak javë më parë, kur Monika u pyet për ndarjen e Trixës me Donaldin, me të cilët ka një raport të afërt, tha se beson se ka një dritë jeshile për ribashkim.

Image
“U ribashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”

“Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha mes të tjerash Monika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat