Cardi B na shuan kureshtjen për fëmijën e saj të dytë, ndan foton me ndjekësit

Bota e Yjeve

Cardi B na shuan kureshtjen për fëmijën e saj të dytë, ndan foton me ndjekësit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:45
Cardi B

Reperja e njohur Cardi B, është shumë hermetike për jetën private, sidomos kur vjen puna tek fëmijët e saj.

Gjithsesi për të shuar kureshtjen e fansave, ajo ndau një imazh të fëmijës së dytë që ka me reperin e Migos Offset.

Cardi B postoi në “Twitter” për dhimbjen që po ndjente djali i saj 6-muajsh për shkak të mishrave të dhëmbëve.

“Uh, do të doja të largoja dhimbjen e fëmijës tim të ëmbël. Ai ishte i trishtuar gjatë gjithë ditës“, u shkruan ajo ndjekësve të saj.

Një fanse shfrytëzoi rastin për të pyetur Cardin se pse ajo nuk ka postuar ende një foto të foshnjës së saj.

Si kundërpërgjigje, nëna e dy fëmijëve postoi me shaka një foto ku mund të shikojmë vetëm një pjesë të djalit të saj.

“Kjo është gjithçka që do të merrni,” shkroi ajo së bashku me një foto të zmadhuar në syrin e fëmijës.

Çifti mirëpritën djalin e tyre në shtator dhe ende nuk e kanë zbuluar emrin e tij.

Në një postim vijues në “Twitter”, ajo iu përgjigj atyre që u ankuan:

“Si mund të mërziteni kur më pyetët për parë djalin tim dhe unë ju përgjigja?” shkruajti ajo. “Duket sikur nuk mund të bëj apo të them asgjë këto ditë pa irrituar njerëzit. Ndoshta duhet të fshij rrjetet e mia sociale ose thjesht të vdes.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat