Elvana ka një ngjyrë të preferuar dhe këtë e kemi kuptuar nga zgjedhja në koncerte të ndryshme të saj.
Edhe në mbrëmjen e fundit mes fansash në Zyrich Elvana ka zgjedhur një veshje në ngjyrë të zezë dhe materialin lëkurë.
Kjo nuk është hera e parë që Gjata zgjedh këtë material dhe ngjyrë nëpër koncerte.
Ajo po na bind se e zeza nuk del asnjëherë nga moda.
Për ata që e kanë të vështirë të guxojnë me veshjet lëkurë dhe në ngjyrë të zezë, mjafton t’i hidhni një sy kombinimeve të Elvanës dhe me siguri do të frymëzoheni.