Dua Lipa shfaqet joshëse dhe plot stil

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet joshëse dhe plot stil

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:25
Dua Lipa

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa merr vëmendje me secilën paraqitje që bën.

Edhe në imazhet që ndau me 80 milionë fansat e saj në Instagram, ylli i muzikës dukej joshëse, stil me shije dhe në formë të mrekullueshme.

Dua nuk zhgënjeve me dukjen e saj, teksa shihet e veshur me një fustan elegant, dhe si në shumicën e rasteve me një makijazh të thjeshtë.

Image
Dua Lipa

Këngëtarja “Levitating” postoi një sërë fotosh të premten (11 mars) kombinoi fustanin e tejdukshëm me detaje yjesh sipër me geta të ngjashme dhe një sytjena të zezë, duke u mbështjellë mbi një makinë pinball për një natë argëtuese.

26-vjecarja është shfaqur me pamje mahnitëse kohët e fundit edhe në debutimin e saj në aktrim “Argylle”, si një bionde me stil ‘bob’ të flokëve.

Image
Dua Lipa

Në videoklipin e saj të sapopublikuar “Sweetest Pie” me Megan Thee Stallion, ylli i popit shihet në disa veshje duke përfshirë një me thumba të zeza nga “Maximilian” si dhe një minifustan rrjetë me korse, me panele të tejdukshme nga “Mugler”.

Ndërkohë, Lipa ka nisur gjithashtu turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, koncertet e të cilit fillimisht po mbahen në Amerikë.

Image
Dua Lipa

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat