E papritur: Këngëtarja braziliane përfundon në spital për shkak se mbajti gazrat para të dashurit – ja si filloi e gjitha

Bota e Yjeve

E papritur: Këngëtarja braziliane përfundon në spital për shkak se mbajti gazrat para të dashurit – ja si filloi e gjitha

Nga: M.H. Më: 20 mars 2022 Në ora: 23:23
Viviane de Queiroz Pereira

Një këngëtare braziliane ka pranuar se ishte dërguar në spital për t'u trajtuar për gazin e bllokuar, sepse nuk donte të lëshonte gazra para të dashurit të saj.

Viviane de Queiroz Pereira, e cila njihet gjithashtu si Pocah, ndau fotografi nga dhoma e saj mjekësore me miliona ndjekës online në Instagram, shkruan Daily Star, përcjell “Bota sot”.

U zgjova në orën 5.30 me dhimbje të forta stomaku dhe përfundova në spital”, shpjegoi 27-vjeçarja.

Image
Viviane de Queiroz Pereira teksa tregon situatën

"Por tani jam mire, vetëm një grumbullim pordhesh të bllokuara”, u shpreh ajo.

Muzikantja, e cila filloi karrierën e saj në vitin 2012 si MC Pocahontas, vazhdoi të inkurajojë fansat e saj që të lëshojnë gazra lirishtë.

Pocah, i cili ka lindur në shtetin brazilian të Rio de Janeiro dhe gjithashtu ka trashëgimi nga Afrika dhe Portugalia, fillimisht i injoroi dhimbjet e stomakut .

Por që tani ajo mendon se nuk duhet të lejohet një gjë e tillë, asnjë vajzë nuk duhet të durojë të mos lëshojë gazra për të dashurin e saj apo ndonjë person tjetër.

Image
Viviane de Queiroz Pereira

Sipas mjekëve, mbajtja e gazrave mund të jetë e rrezikshme dhe të çojë në simptoma të dhimbshme.

Punonjësi i NHS Dr Faraz shpjegoi në TikTok se një person mesatar pordh 20 herë çdo ditë.

Ai tha: “Mos mbani gazrat e juaja. Gazi formohet natyrshëm në stomakun tuaj si një produkt i mbeturinave të tretjes.

"Përzihet me ajrin që ju gëlltisni kur hani dhe pini."

Për këtë arsyje asnjë person nuk duhet të mbajë gazrat për asnjë arsyje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat