Dojna Mema rrëfehet për pritjen e ëmbël

Bota e Yjeve

Dojna Mema rrëfehet për pritjen e ëmbël

Më: 21 mars 2022 Në ora: 08:27
Dojna Mema

Dojna Mema ja ka kushtuar të dielën ndjekësve të saj me pyetje dhe përgjigje, ndaj tema kryesore ishte shtatzënia.

Ndjekësi e kanë pyetur për ndjesitë e të paturit së shpejti një djalë.

“Mami dhe motra që kur e morën vesh për shtatzëninë, luteshin të ishte djalë. Ka munguar një çun në familje dhe babi e donte shumë. Ndërsa për mua është sfidë e madhe sepse nuk kam parë nga afër si është të rrisësh një djalë në familje”, përgjigjet Dojna.

Image
Postimi nga Dojna Mema

Dikush tjetër e pyet sa e ndjeshme është me aromat dhe ajo ka treguar: “Nuk duroj dot aromën e qepës, pulës dhe vezës. Për të tjerat jam në rregull. Kam neps dhe për brumëra dhe fruta”.

Ndërsa emrin nuk pranon ta zbulojë, megjithëse pranon se ka një listë dhr do e vendosin kur bebi të vijë në jetë.

Image
Postimi nga Dojna Mema
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat