Fansat thonë se kënga e re e Donaldit është dedikim për Borën, Beatrix bën postimin e papritur

Bota e Yjeve

Fansat thonë se kënga e re e Donaldit është dedikim për Borën, Beatrix bën postimin e papritur

Më: 21 mars 2022 Në ora: 09:26
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është kthyer me postimet e saj të shumta të rrjetet sociale, pas një pauze të shkurtër kur doli nga shtëpia e “B ig Brother VIP”.

Ajo herë pas here publikon foto të saj ku bashkëngjitur me to lë edhe disa përshkrime me nënkuptime.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi teksa ka postuar një fotografi ku shfaqet vetë ajo dhe i bën një dedikim vetes.

Image
Beatrix Ramosaj

“Unë meritoj ma shumë”, shkruan Trixa në foton në fjalë dhe duket se i ka dhënë fund përfundimisht lidhjes me Donald Veshajn, me të cilin u njoh pikërisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër, aktori i humorit ka zbuluar se sot do të sillte një projekt muzikor, i cili i bëri të gjithë të mendojnë se është për Bora Zemanin, për shkak të fjalëve të zgjedhura.

E pikërisht pas këtij postimi Beatrix ka ndarë dy foto të saj ku shkruante se “meritonte më shumë”.

Të menjëhershëm kanë qenë edhe ndjekësit që kanë aprovuar fjalinë e Ramosaj, duke i dhëne gjithmonë mbështetjen dhe dashurinë e tyre.

Image
Beatrix Ramosaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat