Fifi publikon imazhe atraktive nga New Yorku: Ëndrrat më sollën këtu

Bota e Yjeve

Fifi publikon imazhe atraktive nga New Yorku: Ëndrrat më sollën këtu

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:53
Fifi

Filloreta Raçi-Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare.

Këngëtarja e njohur edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, Fifi ka udhëtuar drejt Amerikës ku do të performoi për bashkatdhetarët atje në disa koncerte bashkë me këngëtarin tjetër, Yll Limani.

Image

 

Dhe nga New Yorku nuk kanë munguar as imazhet që Fifi ka sjell për fansat e saj në llogarinë e saj në Instagram.

Disa foto Fifi postoi edhe sot (e diel) teksa shihet e veshur me shumë stil, pantallona të gjerë, këmishë të bardhë, një kapele gri dhe xhaketë të zezë.

Këngëtarja nga Ferizaj kompletoi dukjen me një qafore të gjatë që ia mbulonte këmishën, ndërsa disa aksesor vendosi edhe në duar dhe gjithashtu një palë vathë në veshë.

“Ëndrrat më sollën këtu”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve që pranuan komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

Image

 

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i artistes është “Hana” që e solli në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.

Ndryshe, Fifi aktualisht po shijon romancën e re me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, çifti janë pothuajse të pandashëm që kur bën publike lidhjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat