“Pse i ke veshur?” Ronela Hajatit i përgjigjet ndjekëses që e kritikoi për paraqitjen në “Eurovision Party”

Bota e Yjeve

“Pse i ke veshur?” Ronela Hajatit i përgjigjet ndjekëses që e kritikoi për paraqitjen në “Eurovision Party”

Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:20
Ronela Hajati

Ronela Hajati prej disa ditësh ndodhet në Barcelonë pasi ka marrë pjesë në “Eurovision Party”, ku edhe ka interpretuar këngën përfaqësuese të Shqipërisë në festivalin eurpian, e po ashtu ka dhënë intervista të ndryshme.

Edhe këtë herë Ronela u shfaq e veshur me një stil të veçantë teksa parakaloi në tapetin e kuq. Këngëtarja kishte zgjedhur një palë pantallona saten ngjyrë gurkali duke e kombinuar me një bluzë elegante lejla.

Veshjen e saj ajo e plotësoi me një palë sandale të zeza dhe me takë të lartë. Por, detajistëve nuk u shpëtoi një element nga veshja e Ronelës. Bëhet fjalë për getat të cilat ajo kishte zgjedhur të vishte me pantallonat dhe që dalloheshin edhe te sandalet.

Image

Mes shumë komenteve pozitive, dikush i ka shkruar këngëtares: “Pse i ke veshur me geta këto pantallonat?”. Ky koment ka marrë edhe vëmendjen e Ronelës që nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje. “Po ti pse nuk ke hedh asnjë foto”-referuar profilit në fjalë që ka zero postime në Instagram. Përmes kësaj përgjigje këngëtarja tregoi se ka qenë një zgjidhje që ashtu e ka ndjerë dhe ashtu ka patur dëshirë ta bënte.

Këngëtarja është përballur së fundmi me një mori komentesh negative sa i takon peshës, gjë që duket e ka shqetësuar paksa atë në prag të pjesëmarrjes në “Eurovision”.  “Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny, të kujdesshëm dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar suportues që janë të gjithë nutricionistë dhe përveçse për ta jam “lopë”, “balenë” vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”, – shkroi Ronela në Instastory dy ditë më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat