U tha se është zënë me moderatoren e njohur shqiptare, ky është reagimi i Arbana Osmanit

Bota e Yjeve

U tha se është zënë me moderatoren e njohur shqiptare, ky është reagimi i Arbana Osmanit

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:13
Arbana

Së fundi është përfolur për një përplasje mes dy moderatoreve të njohura shqiptare.

E kjo përplasje është pikërisht ajo mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit

Dyshimet nisën pasi Fjoralba Ponari bashkë me Argjira Spancën hynë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” për të takuar mikeshën e tyre, Einxhel Shkira.

Image
Arbana

E ndër të tjera Arbana akuzoi vajzat se po ndikonin te loja e Einxhelit me informacionet e dhëna.

Më pas, mediat raportuan se mes Arbanës dhe Fjoralbës kishte pasur një përplasje por si duket gjërat mes tyre janë rregulluar.

Këtë e ka nënkuptuar vetë Arbana përmes një postimi që ka bërë në “Instagram”.

Ajo ka publikuar një foto të Fjoralbës nga emisioni që drejton, krahas së cilës ka shkruar dhe disa vlerësime për të.

“E bukur, trime, e guximshme”, ka shkruar Arbana duke etiketuar llogarinë e Fjoralbës.

Image
Storie në Instagram

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat