E vërteta e reagimit të Nicole Kidman ndaj incidentit të Will Smith dhe Chris Rock!

Bota e Yjeve

E vërteta e reagimit të Nicole Kidman ndaj incidentit të Will Smith dhe Chris Rock!

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:35
Nicole Kidman

Ai që u konsiderua si reagim i Nicole Kidman ndaj shuplakës që Will Smith i dha Chris Rock, u bë viral në mediat sociale.

Por rezulton se në të vërtetë, fotografia është shkrepur para se të fillonte transmetimi i Oscars 2022.

Kidman u fotografua e ulur me fustanin e saj Armani Privé dhe shprehja e fytyrës së saj, u pretendua se ishte rezultat i shuplakës së kolegut, por ndërkohë duket se fotoja është shkrepur  rreth orës 16:30 pasdite, ndërkohë që të ftuarit ishin ende në vendet e tyre – plot tre orë para incidentit.

Image
Nicole Kidman

Mendohet se ai ka qenë momenti që Oscars prezantoi 8 çmime në kategori të tilla si montazhi i filmit, zëri, grimi dhe stilimi i flokëve, etj.

Shprehja e habitur e fytyrës së Kidman – me shumë gjasa për një prej atyre fituesve – u bë një meme virale pasi u nxorr nga konteksti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat