Beyonce, 9 milionë dollarë bizhuteri për natën e Oscars

Bota e Yjeve

Beyonce, 9 milionë dollarë bizhuteri për natën e Oscars

Më: 30 mars 2022 Në ora: 09:16
Beyonce

Që Beyonce ishte mahnitëse natën e Oscars, këtë e tha gjithë bota, por ajo që disave u shpëtoi nga paraqitja e artistes ikonë, ishte vlera e bizhuterive që mbante.

Beyonce nuk është nga ata emra që të habit për shifrat e çmendura të veshjeve, apo bizhuve, por këtë herë në total ajo mbante veshur aksesorë diamanti me vlerë 9 milionë dollarë.

Bizhuteritë sipas Page Six mbajnë vulën e Lorraine Schwartz, që është emri i preferuar i Kim Kardashian për aksesorët.

Image
Beyonce

Beyonce kishte vendosur: çantë 150 karat, 3 unaza, përkatësisht 50, 20 dhe 35 karat dje vëthë 150 karatë.

Këto ishin vetëm bizhuteritë e darkës VIP pas mbrëmjes Oscar që organizohet nga vetë Jay Z dhe Beyonce, ku të pranishëm ishin: Khloe, Kim Kardashian, Rihanna, etj.

Image
Beyonce
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat