Fjolla Morina mbulohet për Ramazan: Mirë se vjen o muaj i bekuar

Bota e Yjeve

Fjolla Morina mbulohet për Ramazan: Mirë se vjen o muaj i bekuar

Më: 2 prill 2022 Në ora: 21:29
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Ndonëse në shumë prej paraqitjeve të saj preferon të ekspozohet, në imazhin e fundit që ndau me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo bëri të kundërtën.

Morina pozoi në një fotografi të ndarë me ndjekësit, e mbuluar me shami në kokë, në mbishkrimin e së cilës uroi nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Mirë se vjen o muaj i bekuar i Ramazanit, qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë besimtarët. Amin”, shkroi këngëtarja Morina në InstaStory.

Edhe përgjatë iftarit, ajo publikoi një fotografi të një filxhani me kafe dhe të disa hurmave, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Allahu kabull të gjithë agjëruesve”.

Fjolla përndryshe ka treguar në disa prej intervistave të saj ndër vite se mundohet të agjërojë herë pas here gjatë muajit të Ramazanit.

Përmes fotografive të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo sikur la të kuptohet se është duke agjëruar edhe gjatë këtij muaji.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat