Khloe Kardashian në mbështetje të vëllait të saj pas debatit me Blac Chyna

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian në mbështetje të vëllait të saj pas debatit me Blac Chyna

Më: 3 prill 2022 Në ora: 10:16
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian  ka mbështetur së fundmi  vëllain e saj, Rob Kardashian, në debatin e tij me Blac Chyna.

Faqja ‘The Shade Room’ , publikoi komentet në Instagram të Rob dhe Tyga, të cilët kundërshtuan Chyna pas deklaratasë se duhej të “hiqte dorë” nga tre makina sepse nuk merrte mbështetje për fëmijë nga asnjëri prej tyre.Khloe pëlqeu postimin duke dhënë mbështetjen e saj të dy baballarëve.

Unë paguaj 40 mijë në vit për shkollën e djalit tim dhe ai jeton me mua. Pse do të paguaja mbështetjen e fëmijëve“, shkruajti Tyga, i cili ndan djalin 9-vjeçar King Cairo me Chyna.

“Unë paguaj 37 mijë në vit për shkollën e vajzës sime. çdo shpenzim mjekësor .Paguaj për të gjitha aktivitetet e saj jashtëshkollore. Unë kam vajzën time nga e marta-e shtunë. Pse do të paguaja mbështetjen e fëmijëve,” komentoi gjithashtu Rob, i cili ka vajzën 5-vjeçare Dream me Chyna.

Rob dhe Chyna  filluan betejën e tyre për mbështetjen ekonomike në mars 2019. Kardashian i kishte paguar Blac 20,000 dollarë në muaj, por kërkoi që pagesat e tij të uleshin sepse gjendja e tij financiare kishte ndryshuar.

Image
Twitter

Gjykatësi vendosi në favor të Robit dhe tha se secili prej tyre duhet të jetë përgjegjës vetëm për të paguar për nevojat e vajzës së tyre. Chyna nuk ka kërkuar mbështetje për fëmijët që nga vendimi.

Sipas marrëveshjes së tyre të kujdestarisë për vitin 2020, të dy  kanë kujdestarinë fizike të Dream në një orar javor të alternuar, konfirmoi një burim për Page Six në atë kohë. Ish-çifti gjithashtu ranë dakord të ndajnë kohë të barabartë gjatë pushimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat