Me fustanin shumë të shkurtër, Rihanna tregon barkun e rrumbullakosur dhe tatuazhet

Bota e Yjeve

Me fustanin shumë të shkurtër, Rihanna tregon barkun e rrumbullakosur dhe tatuazhet

Më: 5 prill 2022 Në ora: 10:12
Rihanna

Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka zbuluar prej pak kohësh se është në pritje të ëmbël.

Edhe pse së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, ajo nuk e ka ngadalësuar ritmin e jetës.

Menjëherë pas festës në Oscar, 34-vjeçarja është fotografuar duke shijuar një darkë me miqtë e saj në Los Angeles.

Image
Rihanna

Riri është parë së bashku me të dashurin 33-vjeçar, A$AP Rocky. Ylli i muzikës ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo, pasi u shfaq mjaft elegante me një fustan të shkurtër rozë dhe me pupla gri.

Këngëtarja me famë botërore shfaqi tatuazhet e saj para kamerës, duke zbuluar veprat e artit në dorë dhe kyçin e këmbës.

Image
Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat