“Kur dola nga BB VIP nuk dija kush isha”/ Antonela Berisha flet për këpucët 800 euro

Bota e Yjeve

“Kur dola nga BB VIP nuk dija kush isha”/ Antonela Berisha flet për këpucët 800 euro

Më: 6 prill 2022 Në ora: 10:35
Antonela Berisha

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, ishte dje e ftuar në emisonin “Ftesë në 5” për t’iu rikthyer edhe një herë eksperiencës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka folur për natën e parë kur ka dalë nga BB VIP, ku u shpreh se i merreshin mendtë dhe nuk e dinte se kush ishte.

“Atë natë kur kam dalë, kam hipur në makinë me motrën më merreshin mendtë dhe se dija kush isha. Mamin e kishte zënë gjumi. Më tha pse je bërë kaq e qetë se jam tip që marr zjarr direkt. Më shumë doja të vija në provë durimin tim dhe besoj se ia kam arritur më së miri. Oferta e Big Brother më ka ardhur vetëm pak ditë para se të hyja. Oferta zyrtare erdhi 1 javë para se të hyja. Kisha parë Primet, por nuk i kisha studiuar personazhet”, tha Berisha.

Image
Antonela Berisha

Ndërsa sa i përket synimit të saj për të mos krijuar lidhje brenda shtëpisë, Antonela u shpreh:

“Do vihej epiteti, kjo vdiq për burrë. Nuk kisha sukses në emisione dashurie. Pas dalje, jemi takuar me raste me PM, Sarën, Dagzin, Einxhelin, Trixën, Donaldin, Fifin”,

Ndërsa për konfliktin e saj me Monika Lubonjën, të cilës i bërtiti se ia kishte shkelur këpucët duke i thënë “Kujdes, bëjnë 800 euro ato këpucë”. E pyetur në “Ftesë më 5” për punën që bën dhe si i fiton të ardhurat për të blerë rroba të shtrenjta, Antonela tha se është maniake për veshjet.

“Unë kam jetuar edhe para Për’puthen, kam punuar që para se të bëhesha 18 vjeçe, kam punuar kameriere, pastruese, e kam fituar lekun vetë. Të gjithë punonim, qiraja nuk është aq e madhe për 5 vetë. Rroga e parë zyrtare ka qenë kur isha stazhiste, 517 euro fiks. Punoja 6 ditë në darkë nga mëngjesi deri kur mbyllej, sapo kisha mbaruar shkollën. Puna më e mirë e paguar ishte kur në një markë franceze më ofruan punë dhe përveç rrogës, kisha dhe përqindje. Mora dhe titull si shitësja më e mirë në Europë”, tha ish-banorja e BB VIP.

Image
Antonela Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat