Pinar Deniz: Unë jam me origjinë arabe

Bota e Yjeve

Pinar Deniz: Unë jam me origjinë arabe

Më: 7 prill 2022 Në ora: 00:51
Pinar Deniz

Duke përshkruar vitet e fëmijërisë, aktorja e serialeve turke, Pinar Deniz bëri një rrëfim emocionues.

Aktorja e njohur ka treguar se me origjinë është arabe.

“Unë vij nga një familje me origjinë arabe, nuk kam ditur turqisht deri në shkollën fillore, kam folur arabisht”, ka thënë aktorja.

Duke shprehur mendimet e familjes së saj për aktrimin, Pinari tha “Mendova se ata nuk do ta trajtonin mirë aktrimin. Tani duke parë krenarinë në fytyrën e babait tim më bën të them, jam e lumtur që zgjodha këtë punë”.

Aktorja së fundmi ishte pjesë e serialit turk “Yargı”.

Image
Pinar Deniz
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat