“Mund të flas me fantazmat”/ Aktorja e famshme i habit të gjithë: E panjohura është e frikshme

Bota e Yjeve

“Mund të flas me fantazmat”/ Aktorja e famshme i habit të gjithë: E panjohura është e frikshme

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:30
Vannesa Hudgens

Keni dëgjuar njerëz që thonë se mund të shikojnë ose flasin me fantazma e entitete të ndryshme jashtë botës 3D në të cilën jetojmë?

Së fundmi, aktorja e famshme Vannesa Hudgens, i ka habitur të gjithë me rrëfimin e saj, ku pretendon se mund të flasë me fantazma.

Aktorja, e cila u bë e njohur për rolin e saj në “High Shcool Musical” ishte e ftuar në emisionin “The Kelly Clarkson Show”, ku tregoi gjithashtu se ka përjetuar disa histori paranormale që nga fëmijëria.

Image
Vannesa Hudgens

“Unë e kam pranuar faktin që shoh gjëra dhe dëgjoj gjëra”, tha ajo, e cila më pas shtoi: “E panjohura është e frikshme. Por kohët e fundit kam thënë ‘jo, kjo është një dhuratë dhe diçka që unë kam aftësinë ta bëj, kështu që do të mbështetem në të’”.

Kur fliste për historinë me fantazmat, Hudgens kujtoi një moment ku po bëhej gati për në shkollë kur ishte tetë vjeç dhe pa një rosë lodër duke ecur vetë.

Image
Vannesa Hudgens

Ylli 33-vjeçar zbuloi se ka një kuti shpirtërore që të gjithë shpirtrat mund të flasin përmes saj.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë histori të ngjashme nga VIP-at e huaj. Madje më e njohura është ajo e këngëtares Demi Lovato e cila pretendon se ka folur me UFO-t.

Image
Vannesa Hudgens

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat