Gjira kritikohet nga fansat pasi publikoi fotografi të ushqimit në rrjetet sociale për Ramazan

Bota e Yjeve

Gjira kritikohet nga fansat pasi publikoi fotografi të ushqimit në rrjetet sociale për Ramazan

Më: 12 prill 2022 Në ora: 06:17
Gjira Kajtazi

Reperja Gjira Kajtazi, ka vite që nuk është më aktive në muzikë.

Megjithatë, ajo po tregohet aktive për fansat e saj në rrjetet sociale, duke publikuar herë pas here fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Çka po don me t’knu zemër” së fundmi u ka treguar fansave të saj në Instagram një situatë të pakëndshme me të cilën është përballur me një fans.

Image
Gjira Kajtazi/InstaStory

Kjo pasi ajo kishte publikuar një fotografi të pjatës së saj të ushqimit në InstaStory, gjë për të cilën është kritikuar nga një ndjekës për publikimin e një përmbajtje të tillë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Image
Gjira Kajtazi

“Çka t’i themi kësaj pune. Më fal pra, s’kam ditë që njerëzit janë t’u agjëruar për mua…kam menduar vendimi i agjërimit është personal dhe gjithkush që vendos – e bën për veti. PS: Couscous sallat hahet edhe në mbrëmje. Super ide për iftar”, ka shkruar Gjira në InstaStory.

Image
Gjira Kajtazi

Kujtojmë që edhe reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ditë më parë u kritikua pasi në Muajin e Ramazanit, iu uroi agjërim të pranuar ndjekësve të saj, pak pasi publikoi fotografi nga kazinoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat