Rihanna e guximshme me veshjet në shtatzëni

Bota e Yjeve

Rihanna e guximshme me veshjet në shtatzëni

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:33
Rihanna

Rihanna thotë se shpreson që rrobat e saj gjatë shtatzënisë të ripërcaktojnë atë që shihet si "e denjë" për t'u veshur nga gratë shtatzëna, sipas Vogue.

Në një intervistë me Chioma Nnadi për kopertinën e majit të revistës, këngëtarja 34-vjeçare dhe sipërmarrësja e Fenty tha se nuk i ka kufizuar zgjedhjet e saj të modës që kur njoftoi se ishte në pritje në fund të janarit.

"Kur kuptova se isha shtatzënë, mendova me vete, nuk ka mundësi të shkoj në asnjë sektor të veshjeve të shtatzënisë. Më vjen keq,  është shumë argëtuese të vishesh", tha ajo për Vogue.

Image
Rihanna

“Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon”.

Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj në një seri fotosh ku veshi një pallto rozë Chanel, të zbërthyer për të treguar barkun e mbuluar nga gjerdani i saj me gurë të çmuar. Që atëherë, ajo është lavdëruar për kalimin e kufijve të modës së shtatzënisë duke veshur veshje të guximshme dhe të përshtatshme.

Momenti i saj më i guximshëm në stil erdhi në shfaqjen e veshjeve të grave të Dior-it, vjeshtë/dimër 2022 më 1 mars, ku ajo veshi një fustan të zi të tejdukshëm me dantella që zbulonte të brendshmet.

Image
Rihanna

Rihanna tha në intervistë se zgjedhjet e veshjeve të saj kanë qenë një përpjekje e vetëdijshme për të zhvendosur narrativën rreth trupave të grave shtatzëna.

"Unë shpresoj se ne kemi qenë në gjendje të ripërcaktojmë atë që konsiderohet 'e denjë' për gratë shtatzëna", -  tha ajo.

Ajo shtoi:"Trupi im po bën gjëra të pabesueshme tani, dhe nuk do të turpërohem për këtë. Kjo duhet të ndihet festive. Sepse pse duhet ta fshehësh shtatzëninë"?

Image
Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat