Orinda dhe Turjani nuk po e zgjidhin dot, kujt i ngjan më shumë vajza e tyre?

Bota e Yjeve

Orinda dhe Turjani nuk po e zgjidhin dot, kujt i ngjan më shumë vajza e tyre?

Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:06
Orinda Huta dhe Turi me vajzën e tyre

Diskutimet se kujt i ngjan më shumë Atara nuk mungojnë edhe në shtëpinë e Orindës me Turjanin.

Kur të gjithë mendojnë se Atara është kopje e Turit, Orinda vendos të publikojë një foto kur ka qenë e vogël, e më pas një foto të vajzës, duke bërë të dukshme ngjashmërinë e madhe.

“Kur më thonë jam fiks si babi, qesh shumë me mamin”, ka shkruar Orinda krah fotos që ka sjellë postimin e radhës së Turjanit.

Ky i fundit i ka kërkuar ndjekësve t’i thonë të gjithë se Atara i ngjan Orindës.

Nga postimet duket se dyshja nuk bie dakord për ngjashmërinë, por kjo nuk e shqetëson aspak Orindën e cila është e bindur se Atara është kopje e saj.

Image
Postimi i Orindës
Image
Postimi i Orindës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat