Coachella mbërriti, këta të famshëm janë totalisht të fiksuar pas eventit

Bota e Yjeve

Coachella mbërriti, këta të famshëm janë totalisht të fiksuar pas eventit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 14:55
Vanessa Hudgens

Coachella është rikthyer zyrtarisht pas një ndërprerjeje trevjeçare për shkak të pandemisë dhe me siguri do të ketë shumë të famshëm që do të shkojnë në shkretëtirë këtë fundjavë. Gjatë ecurisë mbi 20-vjeçare të festivalit, ai ka shfaqur disa nga muzikantët më të mëdhenj në botë dhe është bërë një fenomen i kulturës pop.

Për më tepër, është kthyer gjithashtu në një vend për të pasur e të famshëm që të shihen ndërsa nisin festimet e tyre verore. Me dhjetëra festa për të marrë pjesë dhe shumë shfaqje, Coachella na siguron gjithmonë një fundjavë që nuk duhet harruar!

Ja cilët të famshëm mund të dalloni në turmë në Coachella…

Image
Vanessa Hudgens

Vanessa Hudgens ka shkuar në Coachella pothuajse çdo vit që prej vitit 2011 dhe merr pjesë rregullisht në fundjavën e parë dhe të dytë të festivalit vjetor. Ajo është bërë e njohur për stilin e saj në festival – dhe veshjet e saj boho shpesh e vendosin atë në krye të personave të veshur më mirë. Ndërsa disa fansa e quajnë atë “Mbretëresha e Coachella”, ajo thotë se ndonjëherë dëshiron që të mund të përzihet pak më shumë me turmën ndërsa merr pjesë në event.

“Unë i dua festivalet e muzikës. Me të vërtetë jetoj për festivalet e verës, por është thjesht e vështirë tani sepse ndihem sikur të gjithë e dinë që po shkoj. Më pëlqen të shkoj në festivale për t’u zhdukur dhe nuk mund ta bëj më këtë në Coachella”, tha Vanessa për Entertainment Tonight.

Image
Alessandra Ambrosio

Alessandra Ambrosio ka qënë pjesë në Coachella çdo vit që nga viti 2010 – dhe ajo merr gjithmonë të dy fëmijët e saj me vete në festival. Vajza e saj Anja madje një herë doli në skenë përkrah babait të saj Jamie Mazur dhe këngëtarit Devendra Banhart.

“I sillni fëmijët tuaj për t’i ekspozuar ata me muzikë të mrekullueshme dhe…për mua është thjesht e bukur. Anja ka ardhur që kur ishte e vogël dhe mendoj se mund të performojë edhe këtë vit. Ajo është shumë e frymëzuar nga muzika dhe këndon gjatë gjithë kohës në shtëpi, mendoj se është për shkak të pasionit tim për muzikën”, tha Alessandra për Diana Madison përpara performancës së Anjës.

Image
Kylie Jenner

Coachella zë një vend të veçantë në zemrën e Kylie Jenner, veçanërisht sepse aty u lidh për herë të parë me të dashurin e saj Travis Scott. Në vitin 2017, Kylie ishte në fazat e hershme të njohjes me Travis dhe pas një sesioni të mirë, Kylie vendosi t’i bashkohej atij në turne.

“Coachella ishte një nga ndalesat në turneun e tij. Kështu që ai tha: “Unë do të kthehem në turne – çfarë do të bëjmë për këtë?” Sepse padyshim që ne e pëlqenim njëri-tjetrin. Dhe unë i thashë: ‘Më duket se do të vi me ty'”, tha Kylie për GQ.

Image
Gigi Hadid

Gigi Hadid kalon një kohë kaq të mirë çdo vit që merr pjesë në Coachella, saqë një herë ajo pothuajse përfundoi duke u përjashtuar nga festivali! Kur ajo mori pjesë në festivalin në vitin 2016 me Taylor Swift, dyshja po kërcenin në një zonë të kufizuar gjatë setit të Flume dhe menaxherit të DJ pothuajse iu desh t’i kërkonte të largoheshin.

“Isha duke luajtur në Coachella javën e dytë dhe menaxheri im po shikonte shfaqjen nga tavolina e ndriçimit në turmë dhe këto dy vajza erdhën dhe filluan të kërcejnë para tij. Dhe ai tha o zot, më duhet t’i largoj këto vajza nga këtu, kështu që shkoi t’i kërkonte që të largoheshin nga kabina e zërit dhe kuptoi se ishin Taylor Swift dhe…Gigi Hadid,” tha Flume për Nova FM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat