E mbani mend Zhaden? Tani mund ta gjeni si “influencer” në Instagram

Bota e Yjeve

E mbani mend Zhaden? Tani mund ta gjeni si “influencer” në Instagram

Më: 19 prill 2022 Në ora: 08:21
Giovanna Antonelli

Aktorja Giovanna Antonelli u bë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të “Zhades” në telenovelën “Kloni”.

Që nga ajo periudhë aktorja ka pasur një jetë të mbushur me dinamika. Momentalisht ajo ka 3 fëmijë dhe është divorcuar dy herë.

Sot është e lidhur me Leonardo Nogueira, baba i binjakeve të saj, ndërsa djali ka ardhur në jetë nga lidhja ne aktorin e serialit “Kloni”, Murilo Benicio.

Image
Giovanna Antonelli

Po çfarë ndodh me karrierën e saj? Aktualisht ka plot 16.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram dhe është zotëruese e një argjendarie, një qendre për trajtimin me lazer, ka linjën e saj të parfumeve dhe linjën e këpucëve, ndërkohë që është imazh si influencer i disa markave të njohura. Herë pas here përfshihet edhe në aktrim.

Mesa kuptohet nga postimet e saj të shpeshta në Instagram, gjithë fokusi i aktores tashmë është të japë këshilla dhe të jetë në kontakt me publikun duke folur vazhdimisht me mesazhet që jep.

Image
Giovanna Antonelli

Nga fotot dhe videot profesionale, tek realizimi i fushatave të reklmamimit duke përdorur trendet më të ndjekura të momentit online, “Zhadja”, tashmë e ka kthyer në profesion të qenurit influencer.

Dhe kush më mirë se një fytyrë aq e njohur për publikun do të bindte të blesh një produkt apo shërbim?

Image
Giovanna Antonelli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat