A u shkri Bora?

Bota e Yjeve

A u shkri Bora?

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:30
Bora Zemani

Bora Zemani ditë më parë ka hedhur poshtë supozimet që është bashkuar me Donaldin.

Ajo në një status të gjatë ka thënë se ai ka kërkuar falje, por nuk ka diçka në mes tyre.

Së fundmi ajo ka surprizuar më një postim në Instagram, ku ajo që ka tërhequr vëmendje është mbishkrimi mbi të.

Bora kishte vendosur një emoji në formë “dielli” dhe kaq mjaftoi që ndjekësit ta lidhnin me deklaratën e Donaldit.

Aktori i humorit sqaroi publikisht se po përpiqet që të rikthehet me Borën. “Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë.

Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, shkruante ai. ‘’Donald Veshaj doli dielli. U shkri Bora Zemani, hajde tani’’, ka shkruar dikush. Nuk dihet nëse ky detaj tregon më shumë për raportin mes dyshes.

Ndryshe, ai edhe në një koncert sa ishte në Gjakovë, ka kërkuar nga fansat që të bëjnë tag Bora Zemanin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat