Bebi po vjen, Nicole Bass ndan videon e të dashurit të mistershëm

Bota e Yjeve

Bebi po vjen, Nicole Bass ndan videon e të dashurit të mistershëm

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:59
Nicole Bass dhe i dashuri i saj misterioz

Ylli i Towie, Nicole Bass ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Nicole, postoi në mediat sociale dhe ndau një video të saj duke treguar barkun në rritje.

Aktorja na ofroi një pamje të shkurtër të skanerit të fëmijës.

Klipi tregon momentin kur ajo u jep lajmin njerëzve të dashur dhe gjithashtu u tregon fansave pamjen e parë të barkut të saj si shtatzënë.

Në video shihet edhe i dashuri i saj misterioz dhe babai i foshnjës, i cili nuk është parë më herët në rrjetet e saj sociale.

Ajo shkroi krahas videos: “Gjysma jote dhe gjysma ime. Baby Beasley do të vijë në tetor 2022, babi dhe unë mezi presim të të mbajmë në krahë.”

“Ne jemi shumë të lumtur, zemrat tona janë plot, vogëlush je shumë i dashur që tani”

“Kushdo që më njeh personalisht, e di që unë kam ëndërruar për këtë moment për të pasur një familje timen, për të pasur një familje me dashurinë e jetës sime dhe partneri më i mrekullueshëm që një vajzë mund të dëshirojë, është një ëndërr e realizuar. Ju dua shumë të dyve.”

Videoja kishte në sfond këngën e Ed Sheeran, Small Bump.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat