Rihanna se mund të jetë në pritje të binjakëve

Bota e Yjeve

Rihanna se mund të jetë në pritje të binjakëve

Më: 22 prill 2022 Në ora: 09:21
Rihanna

Rihanna është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe dyshimet se ajo është në pritje të binjakëve tashmë janë shtuar.

Këngëtarja ka qëndruar ditë më parë në vendlindjen e saj, Barbados, bashkë me të dashurin, ASAP Rocky. Ajo ka tërhequr vëmendjen me barkun e rrumbullakosurm duke ngritur dyshime se mund të jetë në pritje të më shumë se një fëmije.

Modelja Gigi Hadid ka shtuar dyshimet se Rihanna është duke pritur binjakë, pasi në një koment të saj në fotografi të këngëtares në Instagram ka shkruar “Tre engjëjt”.

Image
Rihanna

Pas reagimit të fansave të Rihannas, Gigi kishte shkruar sërish se ishte një keqkuptim, pasi sipas saj, me atë koment e kishte fjalën për Ririn, foshnjën e saj dhe ASAP Rockyn.

Ndërkohë, këngëtarja nuk e ka bërë ende të ditur gjininë e foshnjës, ndonëse është kapur disa herë nga paparacët duke bërë blerje të rrobave për vajza.

Image
Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat