Rihanna fotografohet rrugëve të Barbadosit

Bota e Yjeve

Rihanna fotografohet rrugëve të Barbadosit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 07:03
Rihanna 

Rihanna është fotografuar edhe një herë në pushimet e saj në Barbados, disa ditë para arrestimit të të dashurit të saj ASAP Rocky, kur ata mbërritën në Los Angeles.

Ylli 34-vjeçar e cila është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë, mund të shihet duke bërë një ndalesë në rrugë, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur e veshur me një bluzë të vogël dhe fund, ndërsa përqafon të dashurin e saj reper, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Athelaston Mayers.

Dyshja mund të shiheshin në një stendë lokale të kokosit në Barbados, teksa Rihanna shijoi ushqimin e frutave të martën, vetëm një ditë para arrestimit të të dashurit të saj, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje e saj vjen në mes të një raportimi të ri se këngëtarja e hitit “Rude Boy” mbeti e shqetësuar dhe u “detyrua të anulonte festën e saj ‘baby-shower’” pasi ASAP, 33 vjeç, u arrestua në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Hollywood në nëntor të vitit 2021.

“Rihanna ishte aty kur Rocky u arrestua dhe po qante pa pushim”, pohoi një burim për tabloidin britanik The Sun.

“Ajo është shtatzënë dhe këto janë akuza shumë të rënda, është një skenar makthi për të”, tha burimi.

“Ishte menduar të ishte festa ‘baby-shower’ e Rihannas në Los Angeles të mërkurën mbrëma, por ata duhej ta anulonin”, shtoi burimi.

I njëjti vazhdoi: “Rihanna ishte shumë, shumë e mërzitur dhe e stresuar nga arrestimi i Rockyt. Nuk është koha më e mirë për të që të jetë në një sfidë kaq emocionale”.

Të mërkurën, reperi dha garancinë e tij prej 550,000 dollarësh dhe u fotografua duke u liruar nga një burg në Los Angeles – vetëm disa orë pasi u arrestua në LAX pasi dyshohet se kishte qëlluar një të njohur pas një debati në Hollywood vitin e kaluar.

Policia arrestoi reperin në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit të mërkurën në mëngjes me akuzën e sulmit me një armë vdekjeprurëse.

Image
Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat