“Mora fjalë” kënga që dëgjohet brez pas brezi, këngëtarja shqiptare tregon përjetimin

Bota e Yjeve

“Mora fjalë” kënga që dëgjohet brez pas brezi, këngëtarja shqiptare tregon përjetimin

Më: 25 prill 2022 Në ora: 10:04
Shkurte Fejza

"Mora fjalë" është njëra ndër këngët më të dashura për publikun.

Kjo këngë që nga publikimi i saj është kënduar brez pas brezi dhe më gjerë.

Kënga është nga këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, dhe më pas ka pasur edhe versione të reja, të kënduar nga këngëtarë të tjerë.

Image
Shkurte Fejza

E ftuar “Në maj të gjuhës” me Xheraldina Vulën, Shkurte Fejza ka rrëfyer përjetimin e saj.

“Është një këngë që mua më nderon. Duke i kënduar pavdekësisë historike ka arrit pavdekësinë artistike. Është një këngë që e këndon çdo brez, e duan të gjithë. Jam shumë e lumtur dhe krenare që pata fatin ta këndoj këtë këngë.”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, Shkurte Fejza është një nga këngëtaret më të dashura në Kosovë e diasporë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat