“Je shumë vajzë e bukur”- Djali i Robert Aliajt ‘fton’ publikisht në takim Oriola Marashin

Bota e Yjeve

“Je shumë vajzë e bukur”- Djali i Robert Aliajt ‘fton’ publikisht në takim Oriola Marashin

Më: 25 prill 2022 Në ora: 13:00
Oriola Marashi

Kristi Aliaj, djali i Robert Aliajt u bë pjesë e emisionit “Love Story”, për të gjetur dashurinë në ekran, por i dha fund rrugëtimit të tij në program pak kohë pasi u bë pjesë. Ish-konkurrenti ka zbuluar së fundmi se kush është një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar sipas tij madje e ka ftuar atë në një takim.

I ftuar në “E Diell”, teksa po zhvillonte një lojë në një nga rubrikat e emisionit, atij iu kërkua të ftonte në takim një nga vajzat më seksi të showbizit sipas tij. Ai tha emrin e modeles Oriola Marashi, të cilës i shkruajti një mesazh në Instagram.

“Përshëndetje Ori, më je dukur gjithmonë vajzë shumë e bukur, shumë cute (e këndëshme). Hajde pimë një kafe.”- thuhej në mesazhin që ai i dërgoi. Edhe pse gjithçka ishte në kuadër të lojës, Kristi nuk e fshiu mesazhin, duke pritur kështu një përgjigje.

Image
Oriola Marashi

Pak javë më parë Kristi u largua nga “Love Story”. Ai tregoi më pas arsyen pse u largua nga ky program, duke thënë se në atë emision shumë personazhe ishin të shtirur e situatat ishin të stisura dhe se preferon gjërat e vërteta. “Debate koti dhe debate fallco. Personazhet ishin shumë të shtirur dhe fallco”, ka deklaruar Aliaj.

Image
Oriola Marashi

Gjithashtu Kristi ka thënë se i pëlqen bota e televizonit dhe po përgatit një projekt ku mendon se mund të jetë producent për të bërë një reality.

Image
Kristi Aliaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat