Kylie Jenner rrëfen sa kilogramë shtoi gjatë shtatzënisë dhe si po i heq tani

Bota e Yjeve

Kylie Jenner rrëfen sa kilogramë shtoi gjatë shtatzënisë dhe si po i heq tani

Më: 2 maj 2022 Në ora: 06:41
Kylie Jenner

Kylie Jenner solli në jetë një djalë në muajin shkurt dhe pavarësisht se gjithçka duket se shkon për mrekulli me VIP-at, nuk është kështu. Së fundmi, Jenner ka zbuluar se shtoi 27 kilogramë gjatë shtatzënisë së saj të dytë. Ndërsa tani, rreth 3 muaj pas lindjes, 18 kg ajo i ka hequr.

"18 kilogramë më pak, thjesht duke u përpjekur të jem e shëndetshme dhe e duruar," shkroi ajo mbi një video duke u stërvitur. "Ecja/pilates është kombinimi im i preferuar."

Kylie dhe Travis Scott fillimisht e quajtën djalin e tyre Wolf, përpara se të kuptonin se ai emër nuk i përshtatej. Nuk dihet nëse e kanë gjetur emrin e ri për vogëlushin. Ata janë gjithashtu prindër të vajzës Stormi, 4 vjeçe.

Muajin e kaluar, Kylie ylli rrëfeu se periudha pas lindjes nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Ajo tregoi se pas lindjes së dytë ka vuajtur “mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht”.

Image
Kylie Jenner
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat