Nga karriera profesionale, marrëdhënia e tij me Rita Ora-n, tek “fobia” nga njerëzit”, rrëfehet regjisori fitues i “Oscar”

Bota e Yjeve

Nga karriera profesionale, marrëdhënia e tij me Rita Ora-n, tek “fobia” nga njerëzit”, rrëfehet regjisori fitues i “Oscar”

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 00:19
Taika Waititi

Partneri i Rita Orës është regjisor dhe aktor i vlerësuar me shumë çmime, ndër to edhe një Oscar.

Por, pavarësisht nga popullariteti i tij i madh, Taika Waititi ka pranuar se nuk i pëlqen të jetë i rrethuar me njerëz. 46 vjeçari në një intervistë tregoi se  është më ‘kreativ’ kur është i rrethuar nga jeta e gjallëruar, duke treguar se nuk i pëlqen ku gjithçka është shumë e qetë.

Image
Taika Waititi

Në një intervistë për “Wired”, regjisori i “Jojo Rabbit” ka folur rreth karrierës së tij. Përpos aspektit professional ku duket shumë i sigurtë dhe i pa lëkundur ai shprehet se jeta e tij shoqërore është disi më e komplikuar. Pasi ai u shpreh se bashkëveprimi i tij me njerëzit jashtë sa vjen e përkeqësohet.”Po shteron,”-tregoi ai me fjalë të tjera.

“Me këdo, nuk ka rëndësi se kush. Me njerëz që nuk i kam takuar kurrë më parë.”Taika vazhdon të tregojë se pavarësisht nga problemet e tij me të qenit rreth njerëzve të rinj, ai funksionon më mirë kur është i rrethuar “jetë”.

Ai tha: “Kur ka jetë rreth meje, ndihem më kreativ. Për mua, sa më shumë stimul, aq më mirë.”

Me kalimin e viteve, Taika është bërë një nga regjisorët më të njohur në botë, duke qenë pas filmave të suksesshëm, duke përfshirë: Thor, Ragnorak, Jojo Rabbit dhe What We Do In The Shadows. Ndërsa në vazhdim ai do të punojë në një film të ri Star Wars.

Image
Taika Waititi dhe Rita Ora

Me tej partneri i Ritës u shpreh se i mungon koha kur ishte i ri në profesionin e tij.

Ai shpjegoi: “Më mungon ndjenja kur isha i emocionuar të zgjohesha dhe të shkruaja. Shumë nga ajo që bëj tani lidhet me afatet dhe me njerëzit që duan diçka nga unë. Dhe më pas fillon të ndihesh sikur thjesht je ulur në trafik duke pritur të shkosh në punë.”

Përpos karrierës së suksesshme, Taika gëzon edhe një marrëdhënie të lumtur krah këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora. Dyshja u takuan katër vjet më parë dhe ishin miq para se lidhja e tyre të bëhej romantike një vit më parë.Vitin e kaluar, ylli i muzikës tregoi për “The Independent” se ajo ngriu vezët e saj me shpresën për të ndërtuar një familje në të ardhmen.

Image
Taika Waititi dhe Rita Osa

Ajo i tha gazetës se do të donte të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu u shpreh për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashurinë” me të.

Rita shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta “mbrojë atë”.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, u shpreh këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat