Khloe Kardashian ‘i vjedh’ Kim fustanin ikonik dhe i la të gjithë pa fjalë me format e saj

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian ‘i vjedh’ Kim fustanin ikonik dhe i la të gjithë pa fjalë me format e saj

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 13:12
Khloe Kardashian

Ti mund të jesh një Kardashian por sërish do të veshesh si motra jote.

Khloe u shfaq mbrëmjen e djeshme në West Hollywood me nënën e saj Kris Jenner dhe motrën më të vogël Kendall Jenner, e veshur me një version më të gjatë të fustanit ikonik latex të motrës së saj, Kim.

37-vjeçarja mori gjithë vëmendjen me fustanin seksi të ‘Atsuko Kudo’ që nxirrte në pah fizikun e saj shumë të hollë. Ndërsa Kim nuk ishte pranë tyre, treshja darkuan në qendrën e famshme ‘Craig’s’, e cila frekuentohet nga yje si Paris Hilton dhe ylli i popit Katy Perry. Fustani i Khloe-s ishte në një nuancë rozë dhe ishte i gjatë deri te kyçet e saj.

Image
Khloe Kardashian

Ajo u fotografua para restorantit me një palë taka transparente dhe një çantë Fendi ngjyrë rozë në dorë. Khloe gjithashtu dukej se mbante një çantë të vogël që dukej si dhuratë.

Image
Kim Kardashian

Kim ka veshur një version të fustanit në vitin 2015 dhe po ashtu ka veshur versione të ndryshme të këtij fustani ndër vite.

Image
Khloe Kardashian

Ndërsa darkuan në Craig’s, Khloe dhe Kendall ndanë disa foto nga mbrëmja në Instagram. Khloe publikoi një video të shkurtër me një shoku të ngushtë duke i fikur qirinjtë e tortës, ndërsa Kendall ndau menunë e Craig dhe një koktej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat