Era Istrefi merr vëmendjen me pozat e reja provokuese

Bota e Yjeve

Era Istrefi merr vëmendjen me pozat e reja provokuese

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 17:35
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Nuk janë të pakta rastet kur Istrefi ndan me ndjekësit edhe ndonjë imazh provokues, duke ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj.

Image
Era Istrefi

Së fundmi, Era publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, në të cilat është shfaqur mjaft joshëse.

Interpretuesja e këngës përcjellëse të Botërorit 2018, ka pozuar me një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë neoni të hapur te pjesa e gjoksit.

Image
Era Istrefi

Një palë çizme të zeza dhe getat në formë rrjete e bënë këngëtaren që të duket edhe më provokuese në këto fotografi.

Era ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e dy projekteve të saj muzikore më të fundit, “KTRKT” dhe “Bebe”, të cilat janë pritur mirë nga publiku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat