Beyonce dhe Jay-Z fotografohen pas shumë kohësh së bashku në publik

Bota e Yjeve

Beyonce dhe Jay-Z fotografohen pas shumë kohësh së bashku në publik

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 22:38
Beyonce

Beyonce dukej magjepsëse teksa u fotografua duke dalë për drekë me Jay-Z në Manhattan, në një nga daljet e rralla publike të tyre.

Ylli 40-vjeçar i popit kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë me lule. Ajo e kombinoi fustanin me një palë doreza të ngjashme teksa kishte vendosur buzëkuq të kuq.

Beyonce i shtoi pamjes një byzylyk dhe një palë vathë rrathë, duke i lënë flokët e saj mbi supet e saj. Ajo kishte zgjedhur një look që jo vetëm tregonte dekoltenë, por gjithashtu kishte një të çarë te njëra këmbë duke u dukur edhe më seksi.

Image
Beyonce

Ajo kishte veshur një palë taka të larta dhe mbante një çantë të vogël të zezë.

Ndërkohë, Jay-Z, 52 vjeç, u vesh në një pantallona të zeza dhe një këmishë shumëngjyrësh me stil të ngjashëm të viteve 1970.

Image
Beyonce

Bey dhe Jay, siç u referohen shumë nga fansat e tyre, u martuan në vitin 2008 dhe që atëherë kanë mirëpritur tre fëmijë në jetë.

Image
Jay-Z

Ata janë prindër të një vajze 10-vjeçare të quajtur Blue Ivy, si dhe të binjakëve katërvjeçarë, një djali i quajtur Sir dhe një vajzë e quajtur Rumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat