U fotografuan në momente intime/ Kush është e dashura e re (e përfolur) e Butrint Imerit?

Bota e Yjeve

U fotografuan në momente intime/ Kush është e dashura e re (e përfolur) e Butrint Imerit?

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 22:43
Butrint Imeri

Butrint Imeri po përflitet për një lidhje të re dashurie.

Shkak është bërë një foto e tij krah një vajzë misterioze. Në foton që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ata shihen në një club shumë të afërm teksa vajza në fjalë ka mbështetur kokën te Butrinti.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë modele në klipin e ri të Butrintit dhe kjo foto po përdoret për PR.

Image
Butrint Imeri/Instagram

Para disa ditësh, artisti publikoi në Instastoryn e tij fillimisht foton e një çifti në momente intime. Ndonëse ai nuk e ka treguar fytyrën e asnjërit ka të ngjarë që të jetë thjeshtë një foto e marrë nga Interneti.

Më pas Butrinti ka publikuar foton e Jack dhe Rose pa asnjë koment. Nuk dihet arsyeja se pse Butrinti u bë papritur kaq romantik por në mediat sociale kanë nisur aludimet. Nuk përjashtohen mundësitë që përmes këtyre fotove, Butrinti të jetë duke paralajmëruar këngën e re. Një këngë dashurie ndoshta?

Image
Butrint Imeri/Instagram

 Ndonëse shumë i komentuar, Butrinti e ka ruajtur gjithnjë me hermetizëm jetën e tij private. Lidhja e vetme e tij që dihet me siguri është ajo me Kiara Titon. Ndonëse nuk e pranuan kurrë, këngëtari u përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren simpatike. Çifti madje u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.

Image
Butrint Imeri/Instagram

Megjithatë, provat ishin të pakontestueshme. E gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka amrrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

Ndonëse ka thënë se është beqar para pak kohësh Butrinti u përfol për një lidhje me Olta Beqirin, një aktore e re dhe personazh i njohur në mediat sociale. Megjithatë, ata nuk janë fotografuar asnjëherë bashkë dhe Butrinti i mohoi këto lajme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat