'I kam të faktuara me kontrata', Alesio Aliaj vazhdon replikën ndaj Nora Istrefit

Bota e Yjeve

'I kam të faktuara me kontrata', Alesio Aliaj vazhdon replikën ndaj Nora Istrefit

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:04
Nora Istrefi

Një deklaratë e menaxherit të njohur Alesio Aliaj ka shkaktuar edhe reagimin e këngëtares Nora Istrefi. Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Alesio përmendi emrin e këngëtares si artisten që ka shitur më pak, madje koncerti i saj në Australi e ka nxjerrë me humbje Aliajn, sipas tij.

Nora, nga ana tjetër, i është kundërpërgjigjur Alesios duke treguar se publiku ishte i zhgënjyer nga ai dhe prandaj nuk e ka pritur që këngëtarja të ishte në koncert. Pas kësaj, Alesio ka reaguar në rrjetet sociale me një postim të gjatë, ku sqaron më tej se çfarë ka ndodhur.

“Në shkurt të këtij viti ftova dhe Nora Istrefin për të qenë pjesë e një koncerti në kuadër të Pavarësisë së Kosovës. Por duke qenë se ajo vinte nga larg e lejova që të bënte edhe një koncert tjetër në Adelaide. (Të gjitha të faktuara me kontrata)

- Që natën e parë Nora dhe menaxherja e ndërruan pa leje suitën e hotelit ku po qëndronin me pretendimin se kishte zhurmë. Hotel në të cilin ka qëndruar më parë edhe Kida.

Image

- Së dyti, kur ditën e provës gjenerale shkuam për të bërë soundcheck, në praninë e Dj Sardit, këngëtarja nuk kishte me vete as USB-në e këngëve të saj. (Këtu duke qartazi serioziteti i një artisti në punën e tij.)

- Së treti, unë kam komunikuar disa herë me Norën dhe menaxheren e saj që të postonin posterin e koncertit, siç ka bërë çdo këngëtar shqiptar dhe i huaj, dhe ajo nuk e bëri deri sa kishte në dorë vizën e saj. (Madje edhe kur bëri një video për të treguar emrin e lokalit që do të performonte, edhe atë e tha gabim. Nëse ju duhet juve mediave e kam atë video). Mua publiku më ka njohur si Alesion pa doreza. Në programin Shqipëria Live m’u bë pyetja se cili artist shiti më pak dhe unë u përgjigja.

Kjo deklaratë e imja nuk as nuk ul, as nuk ngre suksesin 15-vjeçar të Nora Istrefit, e cila mund të mbushë sallat e koncerteve në Shqipëri e Kosovë. Unë thjesht ndava eksperiencën time të punës me të që s’mund të jetë domosdoshmërisht e juaja.”- shkruan Alesio.

Nuk e dimë nëse do të ketë një tjetër përgjigje nga ana e Norës apo do të preferojë ta lërë me kaq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat