Në prag të martesës, Rita Ora shfaqet plot stil në fotot e saj më të fundit

Bota e Yjeve

Në prag të martesës, Rita Ora shfaqet plot stil në fotot e saj më të fundit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 16:54
Rita Ora

Rita Ora dhe partneri saj Taika Waititi do të kurorëzojnë shumë shpejt dashurinë e tyre në martesë. E teksa thuhet se çifti po merren me organizimin, artistja e cila është goxha aktive në rrjetet sociale së fundmi është ka postuar disa imazhe ku mbi to duket se jep lajmërimin se po merret me projekte të reja muzikore.

Bukuroshja, 31- vjeçare, kishte veshur një triko me mëngë të gjera treçerekshe, jakë në formë këmishe dhe ngjyrë bezhë.

Flokët e saj bionde ishin të mbledhura në formë të çrregullt duke i lënë disa fije të lëshuara të cilat i binin përpara në fytyrë.

Rita kishte përdoru një grim mjaft të lehtë dhe dukej shumë natyrale teksa e kishte aksesuar  dhe me një palë vathë kryq argjendi dhe disa unaza ari, duke treguar tatuazhet në duart e saj.

“Sot ishte shumë qejf. Në të vërtetë kam diçka në dorë, e gjeni dot se çfarë është?”– shkroi ajo krahas fotove, teksa ndjekësit kanë vërshuar në sektorin e komenteve duke e komplimentuar artisten dhe duke u përpjekur të gjejnë se çfarë po kurdis Ora dhe një pjesë e madhe kanë aluduar se është ‘një muzikë e re’.

Një mik i tyre i tha ‘The Sun’: ‘Ata nuk janë duke bërë një gjë të madhe spektakolare. Ata janë të dashuruar dhe vendosën se është koha e duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ata nuk mund të ishin më të lumtur.’

Dyshja janë bashkë që nga marsi i vitit 2021, pasi Rita u takua me regjisorin Taika në Australi. Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Ata kanë dhe dy vajza: Te Hinekāhu, dhjetë vjeç dhe Matewa Kiritapu, gjashtë vjeç.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat