Dua Lipa mahnit plot stil dhe ngjyrë para performancës së saj në festivalin Primavera

Bota e Yjeve

Dua Lipa mahnit plot stil dhe ngjyrë para performancës së saj në festivalin Primavera

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 16:59
Dua Lipa

Dua Lipa mahniti me një korse prej sateni dhe një fustan rrjetë me rripa, në një “lumë” fotosh nga prapaskenat gjatë turneut të saj të premten.

Ylli i popit dukej e e mrekullueshme me veshjen vjollcë, ndërsa po përgatitej të futej në skenën e festivalit Primavera Sound në Barcelonë.

Dua i shtoi paraqitjes së saj edhe çizmet me platformë metalike, një aksesorë në qafë të së njëjtës ngjyrë dhe vathët katrorë.

Flokët e saj të gjata sërish lëshoheshin të derdhura mbi shpinë, teksa këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur të bënte eyeliner dhe një eyeshadow në ngjyrën e fustanit.

Duke pozuar mbi një kuti metalike, ajo tregoi këmbët e saj të gjata përpara se t’u jepte ndjekësve të saj një pamje nga afër të grimit të saj mahnitës.

Ju kujtojmë që fituesja e Grammy-t një ditë më parë ka bërë një vizitë në Portugali me mikeshën e saj Olive Uniacke.

E teksa ka postuar disa foto në rrjetet sociale, 26-vjeçarja ka pozuar e ulur në një stol teksa është duke ngrënë akullore. Si gjithmonë artistja shfaqet e veshur plot stil.

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat