Mozzik kërkon falje pasi iu anulua koncerti në Tiranë

Bota e Yjeve

Mozzik kërkon falje pasi iu anulua koncerti në Tiranë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:04
Mozzik

Rap-artisti nga Ferizaj, Gramos Aliu – Mozzik, mbrëmë (e premte) ishte paraparë të performonte në Tiranë.

Megjithëse kishte kryer të gjitha përgatitjet, atij iu ndalua performanca nga Policia.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, ndërkohë që iu kërkoi falje fansave.

Image
Postimi i Mozzik

Postimi i plotë i Mozzikut:

“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem.

Sinqerisht është hera e parë e imja që më ka ndodhur kjo situatë. Kërkim falje gjithë atyre që ishin sonte prezent e në pritje të performancës, nuk ishte në dorën time asgjë, se po të ishte do digjej si gjithmonë me atmosferë!

Po njerëzit ngelën një orë duke pritur për muzikë, prit e prit…kot vendime koti. Të pakuptimta, absurde. Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën. Shihemi shumë shpejt Tiranë. Ju dua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat