“Pranon të martohesh me mua?” Graciano Tagani i propozon Argjira Spancës ‘live’ gjatë emisionit

Bota e Yjeve

“Pranon të martohesh me mua?” Graciano Tagani i propozon Argjira Spancës ‘live’ gjatë emisionit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:31
Graciano, Argjira

Graciano Tagani i ka propozuar për martesë Argjira Spancës ditën e sotme para gjithë Shqipërisë.

Në fakt e gjitha ishte inskenim për rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell” ndonëse u duk shumë i vërtetë. Balerinit iu kërkua t’i propozonte partneres së tij në skenë dhe në jetë dhe propozimi ndodhi aty-për aty.

“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?” –tha Graciano para se të ulej në gjunjë dhe t’i propozonte me një unazë që ia dha Nevina Shtylla. Sigurisht përgjigja ishte ‘Po’ dhe në fund dhëndri puthi nusen:

Pak javë më parë i pyetur se kë zgjedh mes të dashurës dhe nënës së tij balerini dha një përgjigje shumë diplomatike duke u shprehur se janë të pandashme. “Janë dy gjëra të pandashme. Nëna ime i di shumë mirë zgjidhjet e mia dhe i respekton. Mjafton që unë të jem i lumtur dhe në momentin që jam i lumtur ajo është edhe më shumë e lumtur.”- u shpreh ai duke u duartrokitur për përgjigjen.

Gjira dhe Graciano bashkëjetojnë prej vitesh teksa pak javë më parë treguan se hapi i radhës i lidhjes së tyre është fëmija. Ndonëse nuk zbuluan nëse ky është një plan për të ardhmen e largët apo të afërt, dyshja e tha publikisht se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës.  “Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.

Tani po presim për propozimin e vërtetë.

Image
Graciano, Argjira
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat