“Po tallej me mua!”/ Kim Kardashian publikon prapaskenat e fotove gjatë pushimeve me Pete Davidson

Bota e Yjeve

“Po tallej me mua!”/ Kim Kardashian publikon prapaskenat e fotove gjatë pushimeve me Pete Davidson

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 06:59
Kim Kardashian

Të gjithë duan të dinë se si Kim Kardashian i bën fotot perfekte…

Në fillim të kësaj jave, ajo së bashku me të dashurin Pete Davidson ishin në një udhëtim tropikal në Tahiti. Kim më vonë ndau me fansat atë që ndodhi gjatë pushimeve në Instagram kur shkroi: “Plazhi për 2“.

E duket se tanimë Pete është kthyer në fotografin e saj të preferuar. Komediani di këndet, kap fotot e duhura dhe kaloi testin e të dashurit “fotograf”.

“Nuk e di nëse po tallet me mua?!?!” -shkroi Kim në Instagram Stories teksa publikoi një video të Pete duke u përpjekur t’i bënte foton perfekte.  Ndërsa ylli i ‘The Kardashians’ kërkoi udhëzime ndërsa përpiqej të pozonte, Pete u dëgjua duke qeshur. Por siç mund ta shihni rezultatin, ish-komediani i ‘Saturday Night Live’ mori vlerësime të mira për punën e tij.

“Ai duket të jetë fotografi më i mirë dhe ne bëmë fotot më të lezetshme dhe u argëtuam shumë”, shkroi ajo. “Ai madje u përpoq të kapte foto duke hipur në biçikletë. Nuk ishte puna e tij më e mirë.”

Sipas një burimi, çifti fluturoi në Papeete me avionin privat të Kim dhe shkoi në Brando Island për të shijuar plazhet e kristalta. E ndërsa  tashmë janë kthyer në shtëpi, nuk është vonë për të parë të gjitha kujtimet e bëra gjatë pushimeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat