Ndryshe nga çdo herë tjetër, Adelina Ismaili habit me paraqitjen e fundit

Bota e Yjeve

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Adelina Ismaili habit me paraqitjen e fundit

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 21:35
Adelina Ismaili

Adelina Ismaili edhe pas shumë vitesh në skenë, vazhdon të mbetet një nga personazhet që përbën interes për publikun.

Këngëtarja e njohur vazhdon ta ruaj sharmin edhe elegancën. Së fundmi artistja nga Kosova, ka habitur ndjekësit me paraqitjen e saj. Ajo është shfaqur ndryshe me veshje tradicionale. Ndonëse jemi mësuar ta shikojmë me një stil ekstravagant, duhet ta pranojmë që edhe me këtë veshje duket e mrekullueshme.

“Këtë herë më ndryshe,”-shkruan Adelina.

Ju kujtojmë që autorja e hitit “Një vit e shtatë ditë” prej disa vitesh tashmë është tërhequr nga muzika. Ajo ka zgjedhur të ushtrojë një profesion tjetër. Prej disa kohësh ajo është autore e një emisioni televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat