Këngëtari ndahet nga e fejuara disa muaj pasi balerina i tha “Po” propozimit për martesë?

Bota e Yjeve

Këngëtari ndahet nga e fejuara disa muaj pasi balerina i tha “Po” propozimit për martesë?

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 16:23
Art Abazi dhe Rrezja

Këngëtari Art Abazi dhe partnerja e tij, Rrezja dyshohet se janë ndarë. Balerima i tha “po” propozimit për martesë të artistit në muajin shkurt. Por çifti kanë fshirë të gjitha fotot dhe postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, madje kanë hequr edhe njëri-tjetrin nga Instagram.

I kontaktuar nga Prive, ai ka hedhur poshtë pretendimet duke mohuar se është ndarë nga e fejuara e tij.

“Jo s’ka asgjë speciale, thjesht ka të bëjë me menaxhimin e Instagram”, u përgjigj ai. Art Abazi i propozoi për martesës balerinës nga Tiranë në muajin shkurt në Itali, pas disa vitesh lidhje.

Çifti publikonin shpesh fotot në rrjetet sociale, ku i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit. Ata udhëtonin shumë së bashku dhe momentet i ndanin me ndjekësit.

Image
Art Abazi dhe Rrezja

Madje balerina ka qenë edhe pjesë e videoklipit “Enigmë” të këngëtarit dhe MC Kreshës.

“Vajza në klip është e dashura ime, të cilën po e dua akoma më shumë, sepse klipi nuk do të ishte i njëjti pa sharmin dhe elegancën e saj”, tha Art Abazi në atë kohë në një intervistë.

Image
Art Abazi dhe Rrezja
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat