Khloe Kardashian rikthehet sërish me Tristan Thompson!?

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian rikthehet sërish me Tristan Thompson!?

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 08:55
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian thuhet se janë rikthyer sërish së bashku.

Lojtari i NBA-së thuhet se i ka dhuruar modeles disa lule për ditëlindjen e saj, gjë që përfundimisht u konfirmua duke postuar një fotografi në Instagram dhe duke e etiketuar atë.

Mirëpo, Kardashian vendosi ta fshijë postimin dhe më pas ta ripostojë, ndonëse këtë herë nuk u shfaq emri i basketbollistit.

Mesa duket kjo ka nxitur reagimin e shumë fansave të tij, të cilët kanë nisur të spekulojnë për një pajtim të mundshëm mes të dyve, pas skandalit të atësisë së Thompson në dhjetor.

Image
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Të dy kanë pasur një marrëdhënie shumë të trazuar që kur filluan historinë e tyre të dashurisë në vitin 2016.

Polemika më e fundit erdhi në fund të vitit, kur u publikuan lajmet për atësinë e Thompson me modelen Maralee Nichols.

Për momentin asnjëri nga të dy nuk ka folur për një pajtim të mundshëm.

Tristan dhe Khloe ndajnë bashkë një vajzë të quajtur, True.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat