Sara Hoxha ‘dorëzohet’, tregon barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

Sara Hoxha ‘dorëzohet’, tregon barkun e rrumbullakosur

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 21:43
Sara Hoxha

Sara Hoxha është në pritje të një vajze pas dy djemve dhe për këtë është shumë e lumtur. Edhe pse është treguar e rezervuar me daljet me barkun e rrumbullakosur, sot është dorëzuar dhe ka vendosur ta ndajë një çast nga ky moment i pritjes së ëmbël.

Pak javë më parë, Sara ishte e ftuar në “më lër të flas”, nga ku ndau emocionet e shtatzënisë, madje edhe tregoi se ende nuk e kanë vendosur si do ta quajnë vajzën.

‘Me dy fëmijët e parë ishte vendosur që në muajin e dytë, por goca e Ledionit është më e veçantë sesa çunat e Ledionit dhe asgjë nuk e bind për momentin. Ma ndërron edhe akoma jemi pak në dilemë’,- tha Sara.

London dhe Roman, së shpejti do të jenë vëllezërit e mëdhenj të një princeshe, e cila, pa dyshim, do të sjellë lumturi ne familjen Liço.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat