Enca bën publike lidhjen e dashurisë, poston foton intime me partnerin e saj! Kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën

Bota e Yjeve

Enca bën publike lidhjen e dashurisë, poston foton intime me partnerin e saj! Kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 14:13
Enca Haxhia

Këngëtarja e njohur, Enca ka bërë publike lidhjen e dashurisë. Enca, e cila është e njohur për pozat e saj provokuese në rrjetet sociale, postoi një foto në rrjetet sociale në momente intime me partnerin e saj.

Por këngëtarja hezitoi të zbulojë identitetin e tij, duke publikuar imazh ku duket vetëm një pjesë e fytyrës së tij, teksa e puth.

Ajo është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës personale, duke mos bërë publike deri më tani asnjë romancë.

Image
Enca Haxhia

Enca aktualisht po shijon pushimet në Mykonos të Greqisë, siç duket nën shoqërinë e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Image
Enca Haxhia

Ndërsa së fundmi ka zbuluar se është bërë rezidente në Dubai, destinacion luksoz nga ku publikon shpesh foto dhe kalon shumë kohë.

Image
Enca Haxhia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat